Aktualitet

Flet ISHP dhe UNICEF! Ndryshimet klimatike, kërcënim për shëndetin

Shkruar nga Liberale

Flet ISHP dhe UNICEF! Ndryshimet klimatike, kërcënim për

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim për popullatën dhe kryesisht fëmijët. Një raport i ISHP dhe UNICEF në Shqipëri nxjerr në pah rritjen e sëmundjeve gastrointestinale, frymëmarrjes, alergjive, astmës tek fëmijët, si pasojë e ndryshimeve klimatike në vendin tonë.

Të dhënat e raportit tregojnë se sëmundjet gastroenterite kanë regjistruar gjatë një viti 32 mijë raste te fëmijët 0-14 vjeç. Mjekët thonë se ekspozimi i ushqimeve në temperatura të larta është faktor rreziku pasi favorizojnë shumëzimin dhe përhapjen e agjentëve infektiv në ujin e pijshëm dhe ushqimin në familje.

“Ndryshimet klimatike prekin të gjitha moshat, por më së shumti fëmijët, duke qenë se kanë një sistem imunitar në zhvillim e sipër. Është vënë re një shtim rastesh me sëmundjet alergjike. Gastroenteritet janë zakonisht me natyrë virale. Arsyeja pse shoqërohet një rritje e numrit të gastroenteriteve me ndryshimet e shumta klimatike është pasi vitet e fundit po shikojmë një rritje të temperaturave. Edhe fëmijët janë më të ekspozuar nga ushqimet që konsumojnë, edhe kushtet e ruajtjes mund të mos jenë optimale. Fëmija merr mikrob dhe na shfaq gastroenterite”, thotë pediatrja Arda Gjermeni.

Sipas raportit, 300-1000 raste të reja gastroenteriti për 100 000 fëmijë në vit i atribuohen rritjes me 1 gradë celsius të temperaturave, e cila pritet të arrijë deri në 5000 raste të reja shtesë çdo vit, në dekadën e ardhshme. Rastet e rënda dhe neglizhimi i diarreve pritet të ndikojnë negativisht në rritjen e vdekshmërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH