Bota

Sulmet ndaj “Houthi”/ SHBA: Nuk po kërkojmë luftë ndaj Iranit

Shkruar nga Liberale

Sulmet ndaj “Houthi”/ SHBA: Nuk po kërkojmë luftë

Shtetet e Bashkuara nuk po “kërkojnë konflikt me Iranin”, pavarësisht sulmeve të SHBA-së në Jemen kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Teherani, tha sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne nuk kërkojmë konflikt me Iranin. Ne nuk po kërkojmë një përshkallëzim dhe nuk ka asnjë arsye që të ketë një përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur në ditët e fundit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby për MSNBC.

Sulmi ndaj rebelëve “Houthi” e ndërmarrë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka ngjallur mjaft reagime në arenën ndërkombëtare. Më herët ishte Rusia që kërkoi një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ndërsa presidenti turk, Erdogan u shpreh se SHBA dhe Britania po kërkojnë ta shndërrojnë Detin e Kuq në një “Det gjaku”.

Poll
SHQIPENGLISH