Globi

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë u diskutua

Shkruar nga Liberale

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyn, çfarë u diskutua


Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Siç njofton presidenca turke përmes një postimi në platformën X, Erdogan tha se Turqia po bën përpjekje të mëdha për të ndalur gjakderdhjen si në Ukrainë ashtu edhe në territoret palestineze dhe për të arritur paqen e qëndrueshme.

Presidenti turk shprehu gatishmërinë e Turqisë për të marrë edhe një herë rolin e ndërmjetësit dhe mikpritësit të bisedimeve të paqes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH