Bota

Ekzekutohet me breshëri plumbash mafiozi grek

Shkruar nga Liberale
Ekzekutohet me breshëri plumbash mafiozi grek

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Zonën e Neos Kosmos.

44-vjeçari Vangelis Zampounis, anëtari i njohur i mafies greke, është ekzekutuar me armë zjarri.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov.

44-vjeçari ra i vdekur në vend, ndërsa xhipi i tij i zi u “bë shoshë” nga plumbat.

Sipas informacioneve, në automjetin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur, në përpjekje për të humbur gjurmët.

Sipas mediave vendase, viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare.

Policia greke po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH