Bota

E rëndë/ Zjarr i madh në një kantier ndërtimi, 6 persona humbin jetën

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Zjarr i madh në një kantier ndërtimi, 6

Gjashtë persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një zjarri që shpërtheu sot në një kantier ndërtimi në pjesën lindore të Teheranit, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRIB.

Zjarri shpërtheu në rrethana të paqarta në mesditë në një zonë pushimi të punëtorëve, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki, duke sqaruar se të gjitha viktimat ishin shtetas të vendeve të tjera. Një punëtor i plagosur u dërgua në një spital në kryeqytetin iranian, shtoi ai.

Autoritetet iraniane po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Poll
SHQIPENGLISH