Bota

E rëndë/ Sapo dolën nga shkolla, qëllohen me armë zjarri dy studentë

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Sapo dolën nga shkolla, qëllohen me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago në SHBA ku dy gjimnazistë të moshës 16 dhe 17-vjeç janë qëlluar për vdekje me armë zjarri. 

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja dyshohet se adoleshentët janë qëlluar nga persona të armatosur në momentin kur ishin duke dalë nga shkolla. Dy automjete kanë ndaluar përpara tyre, persona të mbuluar fytyrën më kapuç kanë dalë jashtë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy gjimnazistëve.

Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qëlluar rreth 20 herë me armë zjarri. Ndërkohë nxënësit e identifikuar janë 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams.

Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.

 

Poll
SHQIPENGLISH