Bota

E rëndë/ Qëllohen për vdekje 4 persona, mes tyre dy policë

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Qëllohen për vdekje 4 persona, mes tyre dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku dy oficerë policie dhe një ndihmës mjek u qëlluan për vdekje, ndërsa një oficer mbeti i plagosur në një shtëpi në periferi të Minneapolis, Minesota, SHBA, ndërsa i përgjigjej një thirrjeje për një person të armatosur në shtëpi me familjen e tij, duke përfshirë shtatë fëmijë.

I dyshuari për të shtënat gjithashtu u vra, thanë zyrtarët.

Oficerët Paul Elmstrand dhe Matthew Rudge, të dy 27-vjeç, së bashku me ndihmës mjekun Adam Finseth, 40-vjeç, u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin një familje.

Një tjetër oficer policie, u plagos dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shoqata e Policisë dhe Oficerëve të Paqes të Minesotës tha se negociatat me të dyshuarin vazhduan për katër orë përpara se një ekip SËAT të hynte në shtëpi.

Detajet se si vdiq i dyshuari nuk janë bërë publike.

Poll
SHQIPENGLISH