Globi

E rëndë në Itali/ 2-vjeçari ndërron jetë pasi gëlltiti një pjesë të lodrës

Shkruar nga Liberale
E rëndë në Itali/ 2-vjeçari ndërron jetë pasi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2-vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante. Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte. Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.

Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë. Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH