Bota

E rëndë/ E braktisur mes të ftohtit, qytetari gjen foshnjën e porsalindur në qese plastike

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ E braktisur mes të ftohtit, qytetari gjen foshnjën

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një foshnje është gjetur në një qese.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Londër, teksa foshnja ishte braktisur në të ftohtë vetëm një orë pasi kishte ardhur në jetë, por fatmirësisht kishte arrtiur të mbijetonte. I porsalinsuri u gjet nga një qytetar që po shëtiste qenin, i cili e mori në dorë dhe em bajti ngrohtë deri sa e çoi në spital.

Policia u thirr rreth orës 21:15 të enjten, teksa policia raportoi se ishte ndërhyrja e qytetarit që i shpëtoi jetën foshnjës.

“Mendimet tona tani kthehen te nëna e foshnjës, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien e saj pasi ajo do të ketë kaluar një provë traumatike dhe do të ketë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor pas lindjes. Mjekët e trajnuar dhe oficerët e specializuar janë të gatshëm ta mbështesin dhe ne i bëjmë thirrje që të kontaktojë me telefon ose të shkojë në spitalin ose komisariatin më të afërt. Ju lutemi ta dini që vajza juaj është mirë, dhe pavarësisht rrethanave tuaja, ju lutemi kërkoni ndihmë duke thirrur 999,”-tha ai.

Poll
SHQIPENGLISH