Bota

E lanë në makinë dhe shkuan në det/ Foshnja 5-muajshe ndërron jetë tragjikisht

Shkruar nga Liberale.al

E lanë në makinë dhe shkuan në det/ Foshnja 5-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe më gjerë: një foshnje vetëm 5 muajshe ka humbur jetën në rrethana të dyshimta dhe tragjike në ishullin Paros. Prindërit e saj, me origjinë shqiptare dhe rezidentë prej vitesh në ishull, janë arrestuar dhe po përballen me akuza për vdekje nga pakujdesia ndaj një të mituri.

Sipas raportimeve të para, prindërit kishin vendosur të kalonin një ditë në plazhin e njohur të Parasporos, ku kishin shkuar si familje. Në rrugë, foshnja ra në gjumë dhe – sipas njërës nga versionet e dhëna – ata vendosën ta lënë brenda në makinë me dritaret e mbyllura, për të mos e shqetësuar. Temperaturat e larta dhe mungesa e ajrosjes besohet se mund të kenë qenë fatale për të voglën.

Dëshmitarët thanë se prindërit qëndruan disa orë në plazh, duke u kthyer te makina vetëm pasi kishin përfunduar kohën e tyre të lirë. Kur e gjetën foshnjën pa ndjenja, e transportuan me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të zonës. Por, sipas mjekëve dhe drejtuesve të institucionit, fëmija kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte ndihma. Bëhet e ditur se kishte mungesë pulsi dhe frymëmarrjeje, zgjatje të bebes së syrit dhe se përpjekjet për reanimacion (CPR) ishin të pasuksesshme.

Pas konfirmimit të vdekjes, policia u njoftua menjëherë. Prindërit u arrestuan dhe po mbahen në paraburgim, për t’u paraqitur në Prokurorinë e Sirosit. Hetimet janë ende në vazhdim, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të sqaruar me saktësi rrethanat e tragjedisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH