Bota

Dy vjet nga pushtimi rus/ Zelensky: Mund të djegësh aeroplanin, por jo ëndrrën tonë. Nuk do të lejojmë që Ukraina të marrë fund!

Shkruar nga Liberale

Dy vjet nga pushtimi rus/ Zelensky: Mund të djegësh aeroplanin, por jo

Në dy vjetorin e luftës, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli nga Hostomel, vendi i betejës së parë të luftës.

Zelensky thotë se dy vjet më parë “ne takuam zbarkimin armiqësor me zjarr këtu”, por dy vjet më vonë “ne mirëpresim miqtë dhe partnerët tanë këtu”.

“Ne jemi bërë 730 ditë më afër fitores,” thotë ai dhe iu drejtohet ukrainasve “vazhdoni të luftoni – ju jeni të sigurt që do të fitoni!”

“Aeroplanin mund ta djegësh, por ëndrrën tonë nuk mund ta shkatërrosh, ëndrrën me të cilën secili prej nesh ka 730 ditë që bie në gjumë dhe zgjohet.

“Askush nga ne nuk do të lejojë që Ukraina të marrë fund,” thotë Zelensky dhe shton se në të ardhmen, “pranë fjalës Ukrainë, fjala “i pavarur” do të qëndrojë gjithmonë”.

 

Poll
SHQIPENGLISH