Bota

Dy deputetë rumunë rrihen me njëri-tjetrin, pamje të pahijshme (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Dy deputetë rumunë rrihen me njëri-tjetrin, pamje të

Dy deputetë u përleshën në një seancë parlamentare në Rumani.

Konflikti ka ndodhur mes Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.

Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e sulmoi atë teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju.

Roman do të shkojë në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore për të marrë një certifikatë mjekësore, do të bëjë kërkesë për sanksionimin e deputetit dhe do të bëjë kallëzim penal ndaj tij.

Këtu janë pamjet e kapura nga kamera e vëzhgimit të Parlamentit, duke treguar të dy të përqafuar fort, duke e shtyrë njëri-tjetrin, me Vilceanu që tenton të kafshojë Romanin në fytyrë ndërsa e mbante për qafë.

Më pas, Roman nuk e kap kamera ndërsa Vilceanu duket se po përgatitet të godasë.

Ndryshe, autoritetet rumune kanë nisur hetimet rreth rrahjes mes deputetëve dhe së shpejti do të marrin masa ndaj tyre.

 

Poll
SHQIPENGLISH