Bota

DËSHMI TRONDITËSE nga tragjedia në Turqi që la pas 66 viktima: Dëgjuam ulërima për ndihmë, vdiqën para syve tanë!

Shkruar nga Liberale

DËSHMI TRONDITËSE nga tragjedia në Turqi që la pas 66

Zjarri që shpërtheu në orët e para të së martës në resortin e skive Kartalkaya të provincës Bolu, Turqi, la pas 66 viktima dhe 51 të plagosur.

“Fatkeqësisht, nga zjarri humbëm 66 jetë”, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya, duke shtuar se "njëri prej të plagosurve është në gjendje të rënduar."

Zjarri nisi në orën 03:30 (ora lokale) në katin e katërt të hotelit, i cili ka 161 dhoma, sipas një deklarate nga prefektura e Bolu.

Baris Salgur, një punonjës i një resorti afër vendit të tragjedisë tha për mediat turke se kishte dëgjuar zëra dhe ulërima për ndihmë:

“Pashë njerëz që bërtisnin nga dritaret. Para se të arrinte zjarrfikësja, dy gra u hodhën nga katet e sipërme."

Detaje tragjike dhanë edhe dëshmitarë të tjerë, si Ali Atmaja, i cili po përpiqej të ndihmonte ata që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit:

“Ne vendosëm shtresa, me gjithë përpjekjet tona na humbën shumë jetë para syve."

“Njerëzit po bërtisnin. Ata varën çarçafë… disa u përpoqën të hidheshin”, shtoi një tjetër dëshmitar.

DËSHMI TRONDITËSE nga tragjedia në Turqi që la pas 66

Prokuroria e Bolou nisi menjëherë një hetim për ngjarjen, duke caktuar gjashtë prokurorë dhe një ekip ekspertësh prej pesë anëtarësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Sipas mediave turke, në kuadër të hetimeve janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe pronari i resortit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shprehu keqardhjen e tij të thellë, duke siguruar se hetimi do të vazhdojë pa ndërprerje për të caktuar përgjegjësinë. “Po marrim të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH