Bota

DETAJE/ Vrau biznesmenin shqiptar në Itali, shkak debati i ashpër në punë. Vetëdorëzohet autori

Shkruar nga Liberale

DETAJE/ Vrau biznesmenin shqiptar në Itali, shkak debati i ashpër

Artan Kaja, sipërmarrësi shqiptar 52-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së martës në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.

Mediat italiane raportuan se 52-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari i tij, i cili pranoi se kishte kryer krimin.  Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori kanë pasur një debat të ashpër mes tyre për shkak të punës.

Autori i dyshuar ka shpjeguar për efektivët se si ika ndodhur ngjarja tragjike. Ai tha se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë të fabrikës, ku nuk kishte kamera vëzhgimi.

Pikërisht në atë moment, autori 50-vjeçar tërhoqi këmbëzën e pistoletës. Për momentin nuk është gjetur ende arma e vrasjes. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH