Britania e madhe ka miratuar ligjin për përdorimin e eutanazisë, ose ndryshe vdekjes së asistuar.
Ai u lejon njerëzve me një gjendje terminale dhe më pak se gjashtë muaj jetë që të marrin një substancë për t'i dhënë fund jetës së tyre, për sa kohë që ata janë në gjendje të marrin vendimin vetë.
Ligji është miratuar me 330 vota pro dhe 275 kundër, pas më shumë se 5 orësh debat në paralament, mes fjalimeve emocionuese dhe ndarjes së historive familajre dhe personale të deputetëve.
Sipas mediave britanike, pas miratimit ligji do të kalojë në fazat e tjera të shqyrtimit parlamentar, përpara se të hyjë në fuqi, ndërsa rastet e para të përdorimit të eutanazisë parashikohet të jetë pas 2 vitesh.
Aktualisht është një krim të ndihmosh dikë të vdesë në Angli dhe Uells, i dënueshëm deri në 14 vjet burg. Kryerja e eutanazisë ndaj një personi, ndërkohë, konsiderohet vrasje ose vrasje.
Deri tani përdorimi i eutanazisë është i lejuar me ligj në Beligjikë, Kanada, Luksemburg, Hollandë, Zelandën e re dhe Portugali./Liberale.al