Globi

Blinken: Krijimi i shtetit palestinez, çelësi për mbizotërimin e paqes në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Liberale

Blinken: Krijimi i shtetit palestinez, çelësi për

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken zhvilloi një takim të martën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kreu i diplomacisë amerikane refuzoi thirrjet për armëpushim të menjëhershëm por i kërkoi Izralelit të marrë vendim të vështira ndërsa luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës.

“Izraeli duhet të ndalojë së ndërmarrë hapa që dëmtojnë aftësinë e palestinezëve për të qeverisur veten në mënyrë efektive,” tha Sekretari Amerikan i Shtetit. “Izraeli duhet të jetë një partner i liderëve palestinezë, të cilët janë të gatshëm të udhëheqin popullin e tyre për të jetuar krah për krah në paqe me Izraelin.”

Kreu i diplomacisë amerikane përmendi krijimin e një shteti të ri palestinez si “çelës” për mbizotërimin e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Kritike për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë ciklit të dhunës … është realizimi i të drejtave politike palestineze. Ky ishte një mesazh shumë i qartë kudo që shkova”, tha Blinken, i cili ka vizituar Turqinë, Jordaninë, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në turneun e tij në rajon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH