Bota

Blinken kërkesë Egjiptit: Ndihmoni në dërgimin e ndihmave në Gazë

Shkruar nga Liberale
Blinken kërkesë Egjiptit: Ndihmoni në dërgimin e ndihmave

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Egjiptit që të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që ndihma humanitare të dërgohet në Gazë, pasi që dërgesat me ushqime dhe ilaçe janë grumbulluar në anën egjiptiane të kufirit.

Blinken, gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se pikëkalimi në Rafah, në jug të Gazës, vazhdon të jetë i mbyllur, që kur atë e mori nën kontroll ushtria izraelite më 7 maj.

Luftimet afër pikëkalimit kanë krijuar vështirësi në dërgimin e ndihmave, por ndihma po kalon, tha Blinken. Ai duket se iu referua pikëkalimit në Kerem Shalom, që gjendet afër Rafahut, i cili është hapur.

“Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë që të sigurohemi që ndihma që kalon përmes Rafahut, të kalojë sigurt. Por, ne u bëjmë thirrje partnerëve egjiptianë që të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që ndihmat të dërgohen”, tha Blinken.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Nga ofensiva izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 35.000 palestinez, shkruan REL.

Dërgimi i ndihmave në jug të Gazës është penguar që kur Izraeli nisi operacionet ushtarake në Rafah. Nga luftimet në këtë qytet, sipas Kombeve të Bashkuara, janë zhvendosur 900.000 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH