Bota

Bie nga shkallët e shtëpisë, humb jetë tragjikisht shqiptari (ishte babai i dy fëmijëve)

Shkruar nga Liberale

Bie nga shkallët e shtëpisë, humb jetë tragjikisht shqiptari

F.Rroshi, një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta,në Venato të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur në shtëpi.

Siç raportojnë mediat lokale, Rroshi kishte zbritur në katin e poshtëm të shtëpisë së tij për të pirë cigaren e fundit përpara se të shtrihej, siç bënte zakonisht. Më pas u dëgjua një zhurmë që zgjoi bashkëshorten e tij. Duke menduar se kishte rënë një prej orendive të shtëpisë, ajo zbriti poshtë.

Por në fakt gjeti të shoqin në fund të shkallëve pa ndjenja.

U përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe shërbimeve të emergjencës, për Rroshin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.

 

Poll
SHQIPENGLISH