Globi

Biden sulmon Trump: Është i gatshëm të sakrifikojë demokracinë për pushtetin

Shkruar nga Liberale

Biden sulmon Trump: Është i gatshëm të sakrifikojë

Në fjalimin e tij të parë të fushatës së vitit 2024, presidenti amerikan Joe Biden shënjestroi kundërshtarin e tij të mundshëm zgjedhor, Donald Trump, si një kërcënim themelor për demokracinë amerikane. Biden sulmoi ambiciet e tij, duke iu referuar vazhdimisht sulmit të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Trump.

“Fushata e Trump është përqendruar vetëm tek ai, jo tek Amerika”, tha Biden duke shtuar se Trump është i gatshëm të sakrifikojë demokracinë për pushtetin. “Nëse demokracia është ende kauza e shenjtë e Amerikës është çështja më urgjente e kohës sonë. Kjo është ajo që kanë të bëjnë zgjedhjet e 2024.”

Gjatë fjalimit në Pensilvani, Biden akuzoi gjithashtu Trump për përdorimin e retorikës së “Gjermanisë Naziste”. “Ai po flet për gjakun e helmuar të amerikanëve, duke përdorur të njëjtën gjuhë që përdorën në Gjermaninë naziste”, tha ai, duke argumentuar se Trump refuzon të heqë dorë nga dhuna politike.

Donald Trump, në një tubim në Iowa, iu përgjigj akuzave duke thënë se drejtuesi aktual i Shtëpisë së Bardhë është “kërcënimi real për demokracinë amerikane”.

“Për shkak të paaftësisë së tij të madhe, Biden është presidenti më i keq në historinë e Shteteve të Bashkuara: ai është i paaftë, ai është i pandershëm. Ai po shkatërron vendin tonë si askush tjetër.”, tha Trump

Poll
SHQIPENGLISH