BE

Zgjedhjet EUROPIANE/ Macron shpërndan Parlamentin, Franca shpall zgjedhje të parakohshme pas rezultateve

Shkruar nga Liberale
Zgjedhjet EUROPIANE/ Macron shpërndan Parlamentin, Franca shpall zgjedhje

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se do të shpërndajë Kuvendin dhe do të thërrasë zgjedhje legjislative më 30 qershor dhe 7 korrik.
Presidenti francez tha se nuk mund të bëjë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën, sipas tij.

Marine Le Pen ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme pasi sondazhet nxorën partinë e saj të parë në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë,” i tha ajo një turme mbështetësish në një tubim.
“Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare,” shtoi ajo.
“Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” tha ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH