BE

Vuçiç zbulon datën kur do të mbahen zgjedhjet në Beograd

Shkruar nga Liberale

Vuçiç zbulon datën kur do të mbahen zgjedhjet në

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 Qershor. Sipas tij, është e rëndësishme që të respektohen rekomandimet e ODIHR-it. Presidenti serb pretendoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në Beograd.

“Të gjitha zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor dhe kushtetues. Është e saktë juridikisht, data e fundit për shpalljen e zgjedhjeve në Beograd është 3 prilli dhe duhet të shpallet nga kryetari i Kuvendit. Afati i fushatës është nga 45 deri në 60 ditë, pra deri më 2 qershor. Të gjithë nga SNS janë pro që zgjedhjet në Beograd të mbahen më 28 prill.

Meqenëse kanë respekt për atë që kam bërë për vendin dhe partinë, pranuan që më 2 qershor të ketë zgjedhje në Beograd. Të gjitha të tjerat lokale brenda afatit ligjor. Mendoj se është ende e rëndësishme që ne të kemi një zgjedhje që të gjithë do të thonë – ky është rezultati. U bëj thirrje njerëzve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që të zbatojnë me rigorozitet ligjin për ndryshimin e qendrave të votimit deri në formimin përfundimtar të listës zgjedhore.”, tha Vuçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH