BE

VOTIMET- E djathta ekstreme në Francë shpall fitoren!

Shkruar nga Liberale
VOTIMET- E djathta ekstreme në Francë shpall fitoren!

Në Francë në orën 20:00 të së dielës, qendrat e votimit u mbyllën për raundin e parë të zgjedhjeve legjislative dhe sipas sondazheve të para, partia e ekstremit të djathtë të Marinë Le Pen dhe Jordan Bardella ka arritur rezultate pozitive, ngjashëm me zgjedhjet europiane të 9 qershorit.
 
Exit poll-et bazohen në opinionin e qytetarëve teksa pyetën jashtë qendrave të votimit dhe në të shkuarën në Francë është vërtetuar se kanë qenë të besueshme sa i përket performancës së përgjithshme të partive.
 
Megjithatë, ato përsëri duhen marrë me konsiderata, pasi më shumë se gjithcka tjetër ato ndihmojnë për të kuptuar me siguri numrin e vendeve që do t’i caktohen secilës parti në raundin e dytë, i cili do të mbahet të dielën më 7 korrik.
 
Sipas rezultateve të exit poll-eve të institutit Ipsos Talan, koalicioni i Macron-it arriti 20.3% të votave, duke zbritur në fazën ekuivalente të zgjedhjeve të vitit 2022, por me një përmirësim në zgjedhjet e fundit të BE-së, ku ai fitoi vetëm 14.6%.

Partitë e krahut të majtë, duke përfshirë Frontin e Ri Popullor, një aleancë e formuar pasi u thirrën zgjedhjet nga Partia Socialiste, Të Gjelbrit dhe Franca e Papërkulur e Jean-Luc Melenchon – arritën 28.1% të votave, thuhej në projeksion.

Rezultatet e para këtë të dielë pak a shumë konfirmojnë pritshmëritë e para votimeve, si dhe rezultatet e zgjedhjeve europiane, pas të cilave parlamenti u shpërnda dhe për rrjedhojë u krijuan aleanca të reja dhe disa liderë u përjashtuan nga partitë e tyre.
 
Rezultatet e votimit të dytë do të varen shumë nga situata e secilës prej 577 njësive zgjedhore në të cilat është ndarë vendi.
 
Në orën 17:00 pjesëmarrja në votime ishte 59.39 përqind e atyre që kishin të drejtë vote dhe pjesëmarrja e vlerësuar në orën 20:00 ishte më e lartë se 65%, rreth 20 përqind më shumë se në zgjedhjet e vitit 2022, duke shënuar shifrën më të lartë në dyzet vitet e fundit.
 
Në komentin e saj të rezultateve të para për raundin e parë, Le Pen u bëri thirrje votuesve francezë që t’i japin një ”shumicë absolute” në parlament partisë së saj, në mënyrë që Bardella të emërohet kryeministër menjëherë pas raundit të dytë.

Nga ana tjetër, Macron deklaroi se një pjesëmarrje kaq e madhe në raundin e parë, tregon dëshirën e popullit francez për të “qartësuar situatën politike”. Në një koment të tij dërguar shtypit, ai bëri thirrje për "një grupim të madh qartësisht republikan dhe demokratik" në funksion të raundit të dytë./ Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH