BE

Von Der Leyen propozon përbërjen e re të KE-së, sllovenia Marta Kos zgjidhet komisionare e Zgjerimit

Shkruar nga Liberale

Von Der Leyen propozon përbërjen e re të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti sot përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar. Postin e komisionares për zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajë kandidates nga Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian. Kos nuk është nominuar formalisht nga vendi i saj.

“Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Portofoli i zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjashtë vendet e tij, plus Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, janë në proces të zgjerimit.

Me përjashtim të Kosovës, të gjitha janë vende kandidate, e disa edhe në negociata për anëtarësim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH