BE

Vendim historik: Nga 1 korriku, Gjermania ngre të gjitha kategoritë e pensioneve mbi normën e inflacionit

Shkruar nga Liberale

Vendim historik: Nga 1 korriku, Gjermania ngre të gjitha kategoritë e

Vendimi përfaqëson një rritje të ardhurash më të madhe sesa inflacioni që po pëson vendi, për çka qeveria tha se herën e fundit që kjo ka ndodhur ishte ngritja e vitit 2000.

Më shumë se 21 milionë pensionistët e Gjermanisë do të marrin një ngritje pensionesh prej 4.57% duken nisur nga 1 korriku, pas aprovimit të vendimit nga kabineti federal sot në Berlin.

Në dy vitet e fundit rritja e pensioneve ka qenë gjithmonë më e ulët se rritja e inflacionit në vend, dhe rrjedhimisht nuk përfaqësonte një rritje të mirëqenies por vetëm kompensim i një pjesë të humbjes së të ardhurave prej inflacionit.

Por inflacioni në Gjermani raportohet në rënie dhe sipas shifrave qeveritare në mars ai shënoi vetëm 2.2%.

Rritja e pensioneve do të aplikohet në të gjithë vendin njëkohësisht për herë të parë, sipas autoriteteve.

Në të kaluarën pensionet në ish-Gjermaninë Lindore mbeteshin prapa atyre në ish Perëndim.

Vitin e kaluar rritja e pensioneve në lindje iu afrua niveleve të perëndimit prej një rritjeje më të qëndrueshme në ish-Lindjen.

Vitin e kaluar rritja e pensioneve në ish-Gjermaninë Perëndimore arriti në  4.39% në krahasim me 5.86% në zonat e ish-Gjermanisë Lindore, shkruan rrjeti YahooNews.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH