BE

Universiteti i Cardiff-it: Pas teorive të konspiracionit që u përhapen për Kate Middleton, fshihen trollet ruse

Shkruar nga Liberale
Universiteti i Cardiff-it: Pas teorive të konspiracionit që u

Përpara se ta njoftonte personalisht më 22 mars, përmes një video, se vuante nga kanceri, teoritë e konspiracionit rreth gjendjes së saj shëndetësore ishin të shfrenuara.

Çfarë po ndodh me Kate Middleton? A është gjallë apo ka vdekur? A po rehabilitohet pas një operacioni apo është në proces divorci me William?

Studiuesit britanikë që punojnë për Universitetin e Cardiffit, pohojnë se një grup trollësh të lidhur me Kremlinin, të njohur në Perëndim si Doppelganger, kanë qenë të dobishëm në përhapjen e një morie teorish konspirative që rrethojnë shëndetin e Princeshës së Uellsit përmes dhjetëra llogarish të rrjeteve sociale.

I njëjti grup, sipas asaj që raporton Nju Jork Times në botimin e tyre përkatës, në të kaluarën kishte përhapur lajme të rreme për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Francën e Emmanuel Macron dhe shëndetin e mbretit Charles.  

Në rastin e Kate në veçanti, trollët ruse kanë riprodhuar, përmes një numri postimesh nga llogari të ndryshme, një video të rremë të Kate dhe William, në të cilën dyshohet se fytyra e princeshës është e modifikuar.

Ashtu si në raste të tjera në të kaluarën, synimi i trolleve ruse edhe në këtë rast është që përmes këtyre fushatave dezinformuese të shkaktojnë çarje në strukturën sociale duke nxitur pasiguri dhe mosbesim ndaj institucioneve. Britania është në fund të fundit, një vend, udhëheqja e të cilit ka qenë në kundërshtim me Kremlinin për vite me radhë.

Studiuesit e Universitetit të Cardiff argumentojnë, megjithatë, se pas kësaj fushate të fundit dezinformuese kishte edhe motivime financiare. Në fund të fundit, emri i Kate Middleton ra në sy si një nga temat më të favorizuara në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH