BE

“Të respektohen rregulloret e BE”, ministri grek i mbrojtjes Dendias mesazh Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

 

“Të respektohen rregulloret e BE”, ministri grek i mbrojtjes

 

Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias morën pjesë këtë të mërkurë në një ceremoni të mbajtur për 111-vjetorin e çlirimit të Janinës nga sundimi osman.

Në fjalën e tij Dendias theksoi mbështetjen për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


Megjithatë duke u ndalur tek Shqipëria, Ekathemrini shkruan se Dendias i dërgoi një mesazh Tiranës që të respektojë standardet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian për avancimin e proceseve integruese.

“I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila duhet të jetë gjithmonë në përputhje me acquis evropiane në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane”, tha Dendias.

Duke u ndalur tek 111-vjetori i çlirimit të Janinës Dendias tha: “21 shkurti Dendiasështë një datë historike në historinë greke. U vulos fitorja e ushtrisë greke në Luftërat Ballkanike dhe integrimi i Epirit në shtetin grek”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH