BE

Të ndalohet përdorimi i celularit për fëmijët nën 13 vjeç, njihuni me shtetin që do t'ju mbledh telefonat adoleshentëve

Shkruar nga Liberale

Të ndalohet përdorimi i celularit për fëmijët nën

Shumë pranë ndalimi të celularit dhe tabletave për fëmijët nën 16-vjeç në qeverinë e francës. 

Në fillim të këtij viti presidenti Macron kërkoi një grup ekspertësh të propozonin rregulla për të ndihmuar familjet që të rregullojnë përdorimin e telefonave celularë, televizorëve dhe tabletëve nga fëmijët e tyre, “sepse fëmijët nuk braktisen në xhungël dhe po ashtu ata nuk lihen vetëm në Internet.”

Këto janë rregullat që duhen zbatuar sipas ekspertëve.

1. Fëmijët nën tre vjeç i kanë të ndaluar të gjitha ekranet, përfshirë televizorin.

2. Fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç do të lejohen që të përdorin tabletat dhe Tv vetëm në praninë e një të rrituri.

3. Lojërat në tablet dhe celularë janë të ndaluara nën moshën 6 vjeç.

4. Nuk ka celular para moshës 11 vjeç.

5. 11 dhe 13 vjeçarët mund ta përdorin celulari, por pa internet. Ata që kanë akses në internet duhet ta përdorin telefonin në mbikëqyrjen e prindërve.

Fëmijët nën moshën 15 vjeçare nuk duhet të kenë asnjë profil në mediat sociale, ndërsa ata mbi 15-18 do të lejohen që të përdorin vetëm në ato aplikacione që konsiderohen ‘etike’, jo Instagram dhe Tik Tok.
Qeveria me siguri do ta marrë parasysh, duke pasur parasysh vullnetin politik të treguar nga Presidenti Macron, i cili dëshiron të bëjë Francën vendin e parë në botë që rregullon marrëdhëniet e të miturve me telefonat inteligjentë dhe ekranet e tjera dixhitale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH