BE

Shqiptari qëllon me a*më zjarri një person në Itali, si nisi sherri brenda në lokal

Shkruar nga Liberale
Shqiptari qëllon me a*më zjarri një person në Itali, si nisi

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar një person me armë.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese.

Sipas medieve italiane, i plagosuri ndodhej në hyrje të lokalit kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë.

Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia.

49-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të masës së sigurisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH