BE

"Serbia po luan blofin"/ Europarlamentarja i "hakërrehet" keq Vuçiç pas kërcënimeve

Shkruar nga Liberale

"Serbia po luan blofin"/ Europarlamentarja i

Europarlamentarja Viola Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se Serbia ndoshta largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet.

“Një blof natyrisht. Me siguri që Serbia nuk do të largohet. Kjo deklaratë nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt”, shkruan Von Cramon. “Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, vijon me tej eurodeputetja.

Reagimin Cramon e ka bërë në një postim në X të gazetarit Michael Martens, i cili ka cituar deklaratën e Presidentit të Serbisë për largimin e mundshëm nga KiE./e.t

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH