BE

Refuzohet oferta e SHBA, BE i jep 902 milionë euro gjigantit suedez për ndërtimin e fabrikës së baterive në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Refuzohet oferta e SHBA, BE i jep 902 milionë euro gjigantit suedez

Prodhuesi suedez i baterive me litium dhe jon, Northvolt, ka marrë miratimin e BE-së për një paketë të konsiderueshme ndihmë shtetërore gjermane prej 902 milionë eurove.

Të gjitha këto para do të shkojnë në ndërtimin e një fabrike për prodhimin e baterive të veturave elektrike në Heide, Gjermani.

Kjo mbështetje financiare synon të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varësisë nga karburantet.

Northvolt kishte planifikuar ndërtimin e fabrikës në SHBA, përmes subvencioneve bujare nga shteti amerikan.

Megjithatë, kompania ra dakord që në përputhje me ofertën e re nga BE, fabrika të ndërtohet në Gjermani.

Komisioni Evropian ka theksuar rëndësinë strategjike të kësaj ndihme, dhe e ka cilësuar si më e pakta që mund të bëhet për të nxitur investimet në Evropë.

Oferta përfshin një grant direkt prej 700 milionë eurosh, dhe garanci prej 200 milionë të tjerave.

Poll
SHQIPENGLISH