BE

"Rama po përfiton politikisht nga konflikti me Greqinë", Diplomatët: Veto e Athinës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE s'do ketë efekt

Shkruar nga Liberale
"Rama po përfiton politikisht nga konflikti me Greqinë",

Athina zyrtare reagoi ditën e mërkurë për dënimin e Fredi Belerit me dy vjet burg nga drejtësia shqiptare.

Gazeta “Kathemirini”, duke iu referuar burimeve diplomatike, shkruan se “zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore nuk është në përputhje me shtetin e së drejtës”, duke shtuar më tej se “kjo nuk është një çështje dypalëshe, por një çështje e shtetit të së drejtës, e cila si akti komunitar, përbën një kusht të qartë për ecurinë e procedurave të anëtarësimit”.

Një kërcënim i tillë indirekt, por jo i qartë për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është, padyshim, në harmoni me linjën qendrore të ndjekur nga Athina muajt e fundit dhe ka si pikë kryesore çështjen Beleri, si një shembull i jashtëzakonshëm i dështimit të një shteti kandidat për të respektuar sundimin e ligjit, por edhe të drejtat e pakicës greke.

Shqetësimi kryesor i diplomatëve me përvojë dhe vëzhguesve të tjerë, të cilët kanë ndjekur prej shumë vitesh situatën në Shqipëri, është nëse ky lloj presioni, i cili deri më tani nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama, do të ketë efekt. Dhe kjo ndodh, sipas atyre, se kryeministri Rama ka llogaritur se konflikti me Greqinë në këtë fazë të veçantë i sjell atij më shumë përfitime politike, në raport me zhvillimin e procesit të anëtarësimit, i cili gjithsesi do të jetë i ngadalshëm.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH