BE

Plas skandali me murgjit në Qipro/ Mbi 800 mijë euro në kasafortë dhe video seksuale

Shkruar nga Liberale

Plas skandali me murgjit në Qipro/ Mbi 800 mijë euro në

Një skandal i rëndë ka tronditur Qipron, ndërsa kanë nisur hetimet e thelluara për skandale financiare prej shumë mijëra eurosh si dhe sjellje skandaloze të murgjve në një manastir në rajonin e Tamasos.

Referuar mediave greke, mësohet se hetimi është shtrirë në disa ngjarje skandaloze që përfshijnë nga përgjimi dhe regjistrimi me video i besimtarëve, e deri te aktet seksuale mes murgjve.

Rasti ka të bëjë me Manastirin e Shenjtë të Shën Avvakumit në Fterikoudi dhe tashmë është duke u hetuar si nga autoritetet ashtu edhe nga Mitropolia e Shenjtë e Tamasos.

Ndërkohë flitet për gjetjen e një kasaforte me rreth 800 mijë euro dhe për ekzistencën e një apartamenti në Pire dhe një në Limasol, që dyshohet se i përkasin dy anëtarëve të manastirit. Po ashtu, po shqyrtohet nëse paratë vijnë nga donacionet e besimtarëve, të cilët kanë kontribuar për manastirin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH