Presidentja e Moldavisë Maia Sandu feston me përkrahësit e saj rezultatet paraprake të balotazhit presidencial në Kishinau, 3 nëntor 2024
Duke folur në selinë e partisë së saj Veprim dhe Solidaritet në kryeqytetin Kishinau, Sandu tha se prioriteti i saj në vitet e ardhshme do të ishte “të jetë një presidente për të gjithë moldavët”.
Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, fitoi një mandat të dytë në një balotazh presidencial kundër një kundërshtari që ishte miqësor ndaj Rusisë, në një garë që bëri bujë për pretendimet e ndërhyrjes ruse, mashtrimit dhe frikësimit të votuesve.
Me më shumë se 99% të votave të numëruara në raundin e dytë, Sandu kishte 55.03% të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Konkurrenti i saj, ish-prokurori i përgjithshëm, Alexandr Stoianoglo, ishte nën 45%.
Duke folur në selinë e partisë së saj Veprim dhe Solidaritet në kryeqytetin Kishinau, Sandu me një ton pajtues dhe tha se kishte dëgjuar ata që kishin votuar si pro dhe kundër saj, duke shtuar se prioriteti i saj në vitet e ardhshme do të ishte të ishte presidente për të gjithë moldavët.
/Liberale.al/