BE

Panik në Torino, makina e garave humb kontrollin dhe përplaset me turmën, 15 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Panik në Torino, makina e garave humb kontrollin dhe përplaset me

Një aksident i rëndë ka shkaktuar panik pasditen e sotme në Torino, pasi gjatë Motor Show, një makinë garash humbi kontrollin dhe përfundoi në turmë në Piazza San Carlo.

Sipas Corriere della Serra, 15 persona u plagosën kur drejtuesi i një Lancia 037 humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me barrierat. Mes të plagosurve janë edhe tre fëmijë, të cilët janë dërguar në spital.

Gjashtë të tjerët, duke përfshirë tre burra dhe tre gra, u dërguan në spital, por pa lëndime të rënda.

Kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, pas incidentit bëri deklaratën e mëposhtme: Na vjen keq shumë për atë që ndodhi dhe shprehim solidaritetin dhe afërsinë tonë me të gjithë të plagosurit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e urgjencës për të ofruar ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia lokale ka nisur hetimet për rastin dhe përgjegjësitë e drejtuesit të mjetit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH