Përveç Valencias, përmbytjet katastrofike goditën edhe një qytet tjetër në Spanjë, këtë herë Barcelona dhe aeroporti El Prat u përmbytën.
Alarmi i kuq është shpallur për “rrezik ekstrem” për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë kërkimet për trupa në zona të tjera.
Aeroporti kryesor i qytetit, El Prat, është përmbytur nga vëllime të mëdha uji, duke rezultuar në anulimin e fluturimeve dhe mbylljen e autostradave kryesore.
Rrugët janë bllokuar nga vëllime të mëdha uji me drejtuesit e mjeteve që bëjnë çdo gjë të mundshme për të manovruar nëpër rrugët e përmbytura në përpjekje për të arritur në shtëpitë e tyre për siguri.
Acceso al aeropuerto Josep Tarradellas Barcelona - El Prat. pic.twitter.com/6tn8ctAK64
— Wasilla 21???????????????????????????????? (@wasilla21) November 4, 2024