BE

Orban do të takohet me Putinin në Moskë, reagon BE-ja

Shkruar nga Liberale

Orban do të takohet me Putinin në Moskë, reagon BE-ja

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Moskë.

Kjo vizitë vjen pas takimit të Orban me presidentin ukrainas  Volodymyr Zelensky. Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Orban ia paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet.

Lidhur me këtë vizitë të kryeminisytrit hungarez më 5 korrik në Moskë, ka reaguar dhe Charles Michel,  presidenti i Këshillit Evropian.

Përmes një postimi në platformën “X” ai shkruan: Presidenca e rradhës së BE-së nuk ka mandate  për të dialoguar me Rusinë në emër të Bashkimit Evropian. Këshilli Evropian është i qartë: Rusia është agresori, Ukraina është viktima. Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH