BE

NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, flet Stoltenberg: NATO nuk është palë në konflikt!

Shkruar nga Liberale

NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, flet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u distancua sot nga deklarata e Emmanuel Macron, se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë.

“NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë dhe NATO nuk është palë në konflikt, as aleatë të NATO-s”, tha Stoltenberg për Reuters në një intervistë.

Sipas raporteve nga Parisi, Macron hodhi poshtë nocionin se trupat franceze potencialisht mund të dislokohen në vend javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Ai tha se edhe nëse vende individuale të NATO-s do të dërgonin trupa në Ukrainë, kjo do të ndikonte në aleancën në tërësi pasi anëtarët e saj janë të ‘detyruar’ nga një pakt i mbrojtjes kolektive.

I pyetur nëse presidenti francez kishte bërë një gabim duke folur për “paqartësi strategjike” për vendosjen e mundshme të trupave perëndimore në Ukrainë, ai tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme që të konsultohemi dhe të kemi një qasje të përbashkët për këto tema të rëndësishme sepse ato kanë rëndësi për të gjithë ne”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH