BE

Mblidhen sot liderët e BE, njihini me emrat më të përfolur për 3 postet drejtuese të unionit

Shkruar nga Liberale

Mblidhen sot liderët e BE, njihini me emrat më të përfolur

Një javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, tani është radha që të zgjidhen 3 postet më të rëndësishme në Bashkimin Europian.

Liderët e BE mblidhen këtë të hënë për të diskutuar emrat që do të marrin në dorë politikat e unionit. 27 liderët do të vendosin se kush do të jetë në krye të Komisionit Europian, Këshillit Europian dhe Përfaqësuesin e Lartë për politikë të Jashtme të BE.

Sikundër është përfolur presidentja aktuale e Komisionit Europian Ursula von der Leyen  pritet të jetë për një tjetër mandat. Një nga emrat e përfolur që mund ta zëvendësonte ishte ish-kryeministri italian Mario Dragi.

Charles Michel në krye të Këshillit Europian pritet ta zëvendësojë ish kryeministri i Portugalisë Antonio Costa. Liderët e BE kishin edhe një tjetër emër për të cilin diskutuan, kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen por kjo e fundit ka mohuar se ka interes për këtë detyrë.

E fundit por jo më pak e rëndësishme është detyra si përfaqësues i Politikës së Jashtme. Joseph Borrell pritet të zëvendësohet nga kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas. Në 2 vitet e fundit ajo është bërë një zë i fuqishëm kundër Rusisë. Një tjetër kandidat për këtë post është edhe Alexander de Croo i cili pak ditë më parë u dorëoq nga detyra e kryeministrit të Belgjikës.

Vendimet finale nuk priten ditën e sotme. Ato pritet të merren në samitin e BE-së që mbahet në fund të qershorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH