BE

Mafia në stadiumet italiane, kryeprokurori: Krimi po ndikon në klubet e futbollit

Shkruar nga Liberale
Mafia në stadiumet italiane, kryeprokurori: Krimi po ndikon në klubet

Policia italiane arrestoi të hënën 19 persona të akuzuar për krijim grupesh kriminale të lidhura me biznesin e futbollit.

Shumica e të arrestuarve ishin tifozë fanatikë, ose ultras, të klubeve elitë të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan. Rrjeti kriminal ishte gjithashtu i lidhur me organizatën mafioze Ndrangheta.

Xhovani Melilo, kryeprokurori kombëtar i Antimafias, tha të martën se prej kohësh tifozeritë përbënin rrezik për sigurinë në stadiumet italiane.

“Ky ishte një hetim i rëndësishëm pasi na bëri që të hapim sytë për realitetin, një realitet që tregon se prej kohësh ka pasur rreziqe konkrete të kalimit të aktiviteteve në stadiumet italiane në duart e grupeve kriminale. Ndikimi i kriminalitetit, përfshirë atij mafioz në këto aktivitete është i qartë. Ai po shtrihet në jetën e klubeve të futbollit”,-tha Giovanni Melillo, kryeprokuror i Antimafias.

Prokurorët deklaruan se të dyshuarit ishin përpjekur të merrnin nën kontroll aktivitetet fitimprurëse përreth stadiumit të Milanos, “Xhuzepe Meaca”, përfshirë pagesat për parkingjet, biletat e ndeshjeve dhe suveniret.

Madje, disa prej tyre dyshohen se mund të ishin përfshirë edhe në trafik droge. Liderët e tifozerive të dy skuadrave prestigjioze të futbollit italian ishin mes të arrestuarve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH