BE

Kush po i ndez protestat antiqeveritare në Serbi? Mijëra qytetarë mbushin sheshin e Beogradit, studentët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit

Shkruar nga Liberale
Kush po i ndez protestat antiqeveritare në Serbi? Mijëra qytetarë

Më 22 dhjetor, me mijëra qytetarë, të paktën 29 mijë persona, nëse i referohemi numrit të dhënë nga Ministria e Brendshme, protestuan në qendër të Beogradit ndaj mazhorancës qeverisëse të Aleksandër Vuçiq, ku dhe kërkuan dorëheqjen e tij.  

Protesta u thirr nga komuniteti studentor dhe shoqatat e fermerëve, por nuk munguan edhe shumë kategori të tjera qytetarësh. Arsyeja themelore e kësaj proteste, referuar mediave serbe, ishte shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, ku shkaktoi vdekjen e 15 personave.

Përgjatë javëve të fundit, aksidenti i Novi Sadit është shndërruar në një kauzë të madhe politike dhe protestuesit kanë akuzuar qeverinë e Vuçiqit si përgjegjëse, pasi sipas tyre, korrupsioni i përhapur dhe mungesa e transparencës në lidhje me kontratat e punëve publike në Serbi, shpesh të realizuara nga bashkëpunimi me kompanitë shtetërore kineze, shkaktoi një ngjarje të tillë tragjike.

Pas një tragjedie të tillë, autoritetet arrestuan 13 persona, mes tyre edhe ish/ministri i Punëve Publike, Goran Vesiq, i cili dha menjëherë dorëheqjen pas asaj ngjarje. Mirëpo, më datë 27 nëntor, të gjitha akuzat ndaj Veësiqit u hoqën dhe ish/ministri u lirua.

Kreu i qeverisë serbe i komentoi protestat, duke deklaruar se është shumë pak i interesuar për protestën, ku dhe akuzoi kundërshtarët e tij politik për manipulim të studentëve. Si një mënyrë për të kufizuar protestat, qeveria vendosi të zgjasë pushimet dimërore për shkollat fillore dhe të mesme, duke përcaktuar datën 19 si fillim i semestrit shkollor.

Ministrja e Arsimit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, e justifikoi një vendim të tillë me idenë e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor në shkolla./Liberale.al

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH