BE

Kreu akte të turpshme ndaj të bijës, arrestohet mjeku

Shkruar nga Liberale

Kreu akte të turpshme ndaj të bijës, arrestohet mjeku

Një 47-vjeçar me profesion mjek është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet se ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 3-vjeçare.

Sipas mediave vendase ngjarja është denoncur nga nëna e vogëlushes e cila ishte në process divorci me 47-vjeçarin. Dyshohet se 47-vjeçari ka kryer akte të turpshme ndaj vajzës së tij teksa të dy ndodheshin në makinën e tij.

Vogëlushja është ekzaminuar në prani të psikologut të fëmijës për të kryer ekspertizën pediatrike ndërsa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

47-vjeçari u arrestua jashtë shtëpisë së tij në një zonë të Thesalisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH