BE

Konferenca e Sigurisë: Mbrojtja e Evropës dhe Lindja e Mesme

Shkruar nga Liberale

Konferenca e Sigurisë: Mbrojtja e Evropës dhe Lindja e Mesme

Në fund të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, vëmendja është përqendruar në aftësitë mbrojtëse evropiane përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Rol në diskutim luan edhe njoftimi i ish-presidentit amerikan Trump se, nëse zgjidhet, ai do të ndalojë mbrojtjen e shteteve të NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

Lindja e Mesme – në fokus

Lufta në Lindjen e Mesme debatohet sërish në Mynih.

Kryeministri palestinez Shtajeh foli për një ofertë për bisedime nga Moska. Qeveria ruse ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha organizatave palestineze për të zhvilluar bisedime në fund të shkurtit. Shtajeh plotësoi se, në kushte të caktuara, ata do të ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Hamasin.

Josep Borrell
Fotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images
Josep Borrell
Fotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images

Ndër të tjera është planifikuar një tryezë e rrumbullakët për të ardhmen e marrëdhënieve izraelito-palestineze. Në fjalimet e tyre në Konferencën e Sigurisë, kancelari Scholz dhe sekretari amerikan i shtetit Blinken ishin shprehur pro një zgjidhjeje me dy shtete.

Tzipi Livni
Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images
Tzipi Livni
Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Armatimi i Ukrainës me armë gjermane

Sërish, lufta në Ukrainë është gjithashtu temë diskutimesh. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba shpreson që qeveria gjermane në fund do të vendosë në favor të furnizimit të Ukrinës me raketat Taurus. Kuleba u tha gazetarëve se mosdëgjimi i një jo-je të qartë ishte një përgjigje në vetvete. Kancelari Scholz ka siguruar dje se Gjermania do të bënte gjithmonë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën./dw

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH