BE

ISIS paralajmëron për sulme terroriste, tri qytete gjermane në rrezik, objekti eventi sportiv i kësaj vere

Shkruar nga Liberale

ISIS paralajmëron për sulme terroriste, tri qytete gjermane në

Revista propogandistike e ISIS, “Zëri i Khorasan”, duket se është kthyer të kërcënojë për sulme të mundshme në Gjermani gjatë Europianit të ardhshëm.

Siç raporton e përditshmja gjermane Welt, numri aktual i revistës, prezanton një fotomontazh në të gjithë faqen, që ka të bëjë me eventin e madh sportiv të kësaj vere.

ISIS paralajmëron për sulme terroriste, tri qytete gjermane në

Imazhi tregon qiellin sipër një stadiumi teksa në imazh shfaqen edhe emrat e qyteteve si Berlini, Mynihu e madje dhe Dortmundi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë, sipër frazës, “Tani shëno golin e fundit”.

Ky formulim sipas Welt, mund të kuptohet si një apel për sulme në qytetet ku do të zhvillohen disa ndeshje të turneut.

Në fillim të prillit, përmes kanaleve të një tjetër mjeti të propagandës, ishin shpërndarë kërcënime terroriste në prag të çerekfinaleve të Champions League në Europë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH