BE

Greqia miratoi projektligjin për martesat e personave me të njëjtën gjini/ Ja kush është çifti i parë që do të celebrohet

Shkruar nga Liberale

Greqia miratoi projektligjin për martesat e personave me të

Vetëm pak orë pas votimit në parlamentin grek me 176 vota pro të ligjit që lejon martesat brenda së njëjtës gjini, publikohet edhe lajmërimi për martesën e parë mes dy meshkujsh.

Martesa do të zhvillohet sapo të publikohet ligji në fletoren zyrtare, mes Dhimitrios Elefsiniotis dhe Stavros  Gavrilidhis në bashkinë Nea Zmirni të Atikës.

“Dhimitris Elefsioniotis i Spiridhonit dhe Anës, banor në Nea Zmirni  të Atikës dhe  Stavros Garvilidhis,i Kristos dhe Evgjenias banues Nea Zmirni ,do të martohen dhe ceremonia do të zhvillohet në bashkinë Nea Zmirni, shkruhet në njoftim.

Menjëherë pas vendimit të parlamentit grek për të pranuar martesat brenda së njëjtës gjini, 28 ambasada në Athinë e përshëndeten një vendim të tillë.

Në letrën e përbashkët të trupit diplomatik në Greqi, theksohet se zgjerimi i të drejtës themelore të martesave të të njëjtit seks ka qenë një pikë referimi e rëndësishme në rrugën drejt barazisë dhe dinjitetit për të gjithë, në të gjitha vendet tona.

“Ne festojmë këtë moment historik së bashku me qytetarët, parlamentin dhe qeverinë e Greqisë”, përfundon njoftimi i përfaqësive diplomatike në Greqi.

Deklarata është nënshkruar nga ambasadat e Holandës, Belgjikës, Spanjës, Suedisë, Gjermanisë, Portugalisë, Francës, Austrisë, Danimarkës, Finlandës, Irlandës, Estonisë, Maltës dhe Luksemburgut nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, edhe jashtë BE-së, si misionet diplomatike të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Afrikës së Jugut, Zvicrës, Australisë, Norvegjisë, Zelandës së Re, Argjentinës, Islandës, Kilit, Meksikës, Uruguait dhe Kolumbisë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH