BE

Greqia investon miliarda euro për ushtrinë. Zbulohet arsyeja e blerjeve gjigande!

Shkruar nga Liberale

Greqia investon miliarda euro për ushtrinë. Zbulohet arsyeja e

Ministri i Mbrojtjes greke, Niko Dendias i tha agjencisë Reuters se vendi i tij synon që të blejë 40 avionëve të rinj luftarakë F-35 nga SHBA dhe që të prodhojë sisteme dronë e anti-dronë. Me planin 10-vjeçar Greqia po ashtu do të shpenzojë miliarda dollarë për blerjen e fregatave nga Franca si dhe helikopterëve të rinj të prodhimit amerikan Black Hawk.

Greqia, si anëtare e NATO-s, dëshiron që të reformojë ushtrinë e saj sipas shembullit të Finlandës. Ky shtet synon gjithashtu që të nxisë biznesin e kantiereve të saj detare. Fregatat e huaja mund të gjejnë shërbim në kantieret greke, tha Dendias. Ushtria greke po rimëkëmbet pas një dekade me krizë borxhesh që e detyruan atë të ulë shpenzimet. Greqia është në bisedime me Shtetet e Bashkuara për të bashkë-projektuar dhe ndërtuar fregata të klasit Constellation për Marinën Greke. 

“Greqia nuk qëndron e vetme. Ne jemi anëtarë krenarë të familjes evropiane të Bashkimit Evropian. Pra, ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kemi një industri të mbrojtjes vendase që mund të shërbejë për nevojat e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian ka aftësinë për të mbrojtur veten, natyrisht, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë jashtë shtetit, por ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, Dendias.

Greqia është aktualisht mikpritëse e selisë së operacionit të BE-së për të mbrojtur anijet nga sulmet e fiseve Houthi në Detin e Kuq. Në udhëkryqin mes Azisë, Afrikës dhe Evropës, Greqia kontrollon flotën më të madhe tregtare në botë ndaj sulmet kundër anijeve të saj janë shtuar. Nga kjo situatë porti më i madh i Greqisë, në Pire, ka pasur rënie të tregtisë me 40%.

Si Greqia ashtu edhe Bashkimi Evropian janë të alarmuar nga qasja e sofistikuar ushtarake e fiseve Houthi, që kanë përdorur në sulme nga minat detare deri tek nëndetëset. Ministri i Mbrojtjes greke ka kërkuar koordinim të ngushtë me flotat e tjera në zonë, të cilat përfshijnë anije luftarake nga Gjermania, Italia, Belgjika, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe India.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH