BE

GREQI/ Rezultatet paraprake, Fredi Beleri drejt zgjedhjes për në Parlamentin Europian

Shkruar nga Liberale

GREQI/ Rezultatet paraprake, Fredi Beleri drejt zgjedhjes për në

Sipas sondazheve në Greqi renditet e para partia e Kyriakos Mitsotakis, i cili nuk nguroi që në një konferencë për mediat të shpallte fitoren, edhe pse nuk është mbyllur zyrtarisht numërimi.

Sakaq, në listën e deputetëve të kësaj partie, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg, renditet i treti, me mbi 33 mijë vota mijë vota deri më tani (ora 21:58).

Pirro Dhima duket me pak shanse.

Fitorja e Demokracisë së Re është me një diferencë të thellë nga SYRIZA e vendit të dytë.

Demokracia e Re përllogaritet të ketë marrë mbi 28.6 % dhe pritet të zgjedhë 7 eurodeputetë.
Përtej fitores së Neo Demokracia, nga numërimi i rreth 50 % të votave deri më tani rezulton se nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Lista e Nea demokracia kryesohet nga gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473).

Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) Vassilis Kontozamanis dhe Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian.
Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.

– Ndërkohë SYRIZA arrin nga 13.8% në 17.2% dhe zgjedh 4 eurodeputetë.
– PASOK nga 11.5% në 14.5% dhe zgjedh 3 eurodeputetë.
– KKE nga 8.4% në 10.8% dhe 2-3 eurodeputetë.
– Zgjidhja greke nga 8.4% në 10.8% dhe 2-3 eurodeputetë.
– Fitorja nga 3.3% në 5.3% dhe një eurodeputet.
– Liria e Lundrimit nga 2.6% në 4.6% dhe një Eurodeputet.
– MePA25 nga 1.5% në 2.9%.
– Zëri i arsyes nga 2.2% në 3.6% (MO 2.9%) dhe mbetet e hapur nëse do të zgjedhë një eurodeputet.
– e majta e re nga 1.5% në 2.9%.
– Patriotët nga 0,9% në 2,3%.
– Demokratët nga 0.9% në 1.9%.
– Bota nga 0.5% në 1.5%.
– Të tjera nga 3.6% në 5.6%.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH