BE

Gjermania planifikon fundjavat pa makina

Shkruar nga Liberale

Gjermania planifikon fundjavat pa makina

Vendet në Evropë po luftojnë për të përmbushur kërkesat e “agjendës së gjelbër” në mënyra të ndryshme, por disa nga propozimet janë me të vërtetë interesante.

Mund të përfshijmë gjithashtu deklaratën e ministrit gjerman të transportit, Volker Wissing, i cili tha se “potencialisht, qëllimi mund të arrihet përmes masave kufizuese që janë të vështira për t’u komunikuar me publikun, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit gjatë periudhave të caktuara të shtunave dhe të dielave”.

Vissing i dërgoi një letër parlamentit dhe deklaroi se masat drastike janë të pashmangshme nëse ligji për klimën nuk zbatohet të paktën në fundjavë.

Emetimet e gazrave të dëmshëm në Gjermani u reduktuan gjatë vitit të kaluar në nivelin më të ulët në shtatë dekadat e fundit, por synimet e vendosura ende nuk janë përmbushur në trafik.

Sipas ligjit aktual, industritë në Gjermani duhet të reduktojnë emetimet e dëmshme me 65 për qind ndërmjet viteve 1990 dhe 2030.

Prandaj, Wissing dëshiron të nisë një aksion testimi që do të siguronte që, nëse reformat e planifikuara nuk miratohen nga parlamenti deri më 15 korrik, ministria do të detyrohet të miratojë masa që përfshijnë ndalimin e diskutueshëm të vozitjes në fundjavë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH