BE

"Gjeopolitika ka ndryshuar, në interes të BE që zgjerimi të jetë së shpejti", mesazhi Varhelyi në forumin e mbajtur në Sofje

Shkruar nga Liberale

"Gjeopolitika ka ndryshuar, në interes të BE që zgjerimi

"Në interesin e BE-së që ta shohë zgjerimin të ndodhë sa më shpejtë", deklaroi komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. 

Deklaratat zyrtari i BE-së i bëri gjatë forumit mes e BE-së dhe Ballkanit të mbajtur në Sofje, raporton agjencia bullgare e lajmeve Beta.

Varhelyi tha se konteksti gjeopolitik ka ndryshuar në vitet e fundit.

Kryekomisioneri shtoi se politika e zgjerimit ka të bëjë me investime të qarta gjeopolitike.

“Fqinjët e BE-së janë partnerët e saj afatgjatë për paqe dhe prosperitet – kështu e shohin ata anëtarësimin e tyre, por kështu duhet ta shohë BE-ja rolin e zgjerimit”, tha Varhelyi.

Reformat e nevojshme duhet të zbatohen së bashku për të përshpejtuar procesin e pranimit të secilit vend, tha Komisioneri i Zgjerimit. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ka secili vend për të respektuar angazhimet e tij.

Komisioni aktual Evropian e filloi mandatin e tij me tre vende kandidate dhe tani janë nëntë. Tre vende kanë marrë dritën jeshile për të hapur negociatat e pranimit, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

Tani ekziston një axhendë e qartë për të përshpejtuar integrimin real. Kjo do të thotë tejkalim i hendekut ekonomik, tha komisioneri.

Komisioni i ardhshëm Evropian duhet të mirëpresë anëtarët e rinj të BE-së, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH