BE

Gjendet 3-vjeçarja me shenja dhune në kokë dhe në trup, arrestohet një 23-vjeçar dhe nëna e vogëlushes në Kretë

Shkruar nga Liberale

Gjendet 3-vjeçarja me shenja dhune në kokë dhe në trup,

Një rast abuzimi me një fëmijë 3-vjeçar ka tronditur të gjithë opinionin publik të Kretës. Sipas informacioneve të mediave greke, pronari i një shtëpie në zonën e Poros ka telefonuar forcat policore duke thënë se po dëgjonte britmat e forta të një fëmije të vogël që vinte nga shtëpia ngjitur.

Në atë moment në shtëpi ndodhej një palestinez 23-vjeçar, ndërsa nëna e vogëlushes rezultonte e ikur nga banesa. Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë të riun nga Palestina, ndërsa kanë arrestuar edhe nënën 20-vjeçare të fëmijës.

Madje, sipas të njëjtave informacione, vajza tre vjeçe është dërguar në zonën e PAGNI ku është ekzaminuar, ndërsa burime raportojnë se ka edhe lëndime të mëparshme.

Vajza e vogël tashmë ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, ndërsa me urdhër të prokurorit nënës i është hequr kujdestaria dhe vogëlushja do të qëndrojë me gjyshërit nga ana e nënës së saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH