BE

FOTOT/ Emmanuel Macron i tregon "muskujt" Putinit, por çfarë shkruajnë mediat e botës

Shkruar nga Liberale

 

FOTOT/ Emmanuel Macron i tregon "muskujt" Putinit, por

Ditën e martë dy foto u publikuan në profilin e Instagramit të Soazig de la Moissonniere, fotografi zyrtar i Emmanuel Macron, ku shfaqet presidenti francez duke grushtuar një thes boksi.

Disa gazeta franceze, por edhe ndërkombëtare folën për fotot, The Guardian, e cila mblodhi komentet në një artikull, shkruante se publikimi i fotove edhe “u përshëndet, por edhe u shoqëruar me shqetësim”.

Publikuar, janë vetëm dy foto bardh e zi, ku Macron është në pozicion goditës, i veshur me një bluzë të errët, dorëza boksi, ndërsa fytyra e tij duket e tensionuar, dhëmbështrënguar dhe me një biceps që bie në sy.

Në rrjetet sociale, shumë njerëz filluan ta krahasojnë Macron me shaka me Rocky Balboan, personazhin e luajtur nga Sylvester Stallone, ndërsa të tjerët i lidhën imazhet me një përpjekje të presidentit francez për t’u shfaqur “i fuqishëm” në lidhje me çështjet serioze dhe aktuale të politikës ndërkombëtare. Veçanërisht, pas deklaratës së tij; që vendet perëndimore duhet të dërgojnë ushtarë në Ukrainë për të ndihmuar vendin kundër pushtimit rus.

Historiani Eric Anceau shkruajti se në të vërtetë, Putin nuk është i panjohur për fotografitë ose videot e krijuara në shërbim të ekspozimit të macho-izmit të tij dhe që e tregojnë atë duke gjuajtur balena, duke gjuajtur dhe hipur në kalë pa këmishë, duke luajtur hokej mbi akull, duke mposhtur kundërshtarët në xhudo, duke drejtuar avionë luftarakë ose duke ecur me tigrin siberian.

FOTOT/ Emmanuel Macron i tregon "muskujt" Putinit, por

Deputetja Sandrine Rousseau komentoi fotot e Macron, duke folur për “kode virtuale” dhe “mjerim politik”. “Çfarë disfate për progresivizmin dhe çfarë varfërie e komunikimit politik”.

Gjithashtu në një artikull në gazetën e majtë Liberation, analisti Jonathan Bouchet-Petersen, përmendi “virtualitetin” dhe “macho-izmin në ushtrimin e detyrave të tij”, duke e quajtur presidentin Macron: “Rocky Macron”. Bouchet-Petersen shkruajti se fillimisht besonte se fotot ishin krijuar nga inteligjenca artificiale dhe që ishin rezultat i një provokimi. Ai, gjithashtu nënvizoi më tej se si imazhet janë një mesazh i qartë politik dhe duket se kujtojnë përpjekjet e Putinit për të treguar forcën e tij.

Në fund, analisti francez, kujtoi edhe një episod të shumë komentuar nga viti 2017 mes Macron dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, një admirues i shtrëngimit të duarve në mënyrë krejt të papritur dhe të fuqishme. Më pas, presidenti francez pretendoi se i ishte kundërvënë Trump-it, në një kohë kur tensionet mes Trump dhe shumë vendeve evropiane ishin mjaft të larta. Me atë rast, Macron tha: Duhet të tregojmë se nuk do të bëjmë lëshime të vogla, madje as simbolike, por as nuk do t’i bëjmë këto gjëra shumë mediatike. Donald Trump, presidenti turk apo ai rus janë në një logjikë ekuilibri fuqie dhe kjo nuk më tremb mua. Unë nuk besoj në diplomacinë e shpifjeve publike, por në të njëjtën kohë në dialogët dypalësh nuk pranoj asgjë: kështu kemi më shumë respekt.

The Times, në raportimin e fotove, kujtoi se si në vitin 2022, Boris Johnson kishte bërë shaka duke thënë se liderët e G7, do të duhej të zhvisheshin dhe të shfaqnin muskujt e tyre për të treguar se ishin më të fortë se Putin. Më në fund, The Times, shton se Macron zgjodhi për t’iu përgjigjur fotove të Putinit që shfaqej i zhveshur duke kalëruar, pamje të cilat të kujtojnë Robert De Niron në Raging Bull, një film i vitit 1980 nga Martin Scorcsese dhe i frymëzuar nga autobiografia e boksierit Jake LaMotta.

FOTOT/ Emmanuel Macron i tregon "muskujt" Putinit, por

Gazetat dhe revistat e tjera franceze i përshkruan fotot në një mënyrë më të butë, duke kujtuar se Brigitte Macron kishte treguar tashmë se si bashkëshorti i saj stërvitej dy herë në javë për 45 minuta dhe se presidenti ishte fotografuar edhe një herë tjetër në publik në 2017 me doreza boksi, në mbështetje të kandidimit të Francës si vend organizator i Lojërave Olimpike.

Të tjerë, kujtuan një foto zyrtare të Macron të publikuar në vitin 2022, gjatë fushatës zgjedhore, për të cilën ishte përfolur shumë: presidenti shfaqej i ulur në një divan ngjyrë mustardë me këmishën e bardhë të zbërthyer, duke zbuluar gjoksin e tij./ Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH